Bes Kallaku ka qenë i ftuari special i sezonit të ri të emisionit “3shat” me Bora Zemanin dhe dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj.

Aktori i njohur i humorit foli për detajet e filmit të tij më të ri, “Falco” si dhe disa informacione nga jeta private.I pyetur se ku i fsheh paratë e tij, Besi shkaktoi të qeshura në studio me përgjigjen e tij.

Aktori u përgjigj seriozisht në fillim kur tha se paratë pëlqen t’i investojë diku, por më pas doli në origjinë me humorin e tij, kur tha se paratë i fsheh nga Xhensila!

“Paratë i fsheh në shtëpi, i fsheh nga Xhensila”, u shpreh ai, ndërkohë që Bora Zemani tha se i njëjti marifet duhet të bëhet dhe me të!“Edhe mua duhet të mi fshehin!”, u shpreh moderatorja.

MUND TË JU PËLQEJNË