Kryeministri në detyrë, e që mediet po e quajnë “në largim”, Ramush Haradinaj, është modest në jetë dhe në punë. Është i vetmi “njeri i madh” që e ka të njëjtën sjellje dhe tipar komunikativ edhe si njeri edhe si zyrtar, shkruan “Kosovarja”.

Modestia e tij ka bërë që qytetarët, apo kushdo qoftë, ta plotësojnë dëshirën, duke bërë foto me të kudo që rastisin të takohen.

Por, ashtu siç u ndodhë njerëzve, me dashje apo pa dashje, kur atyre u ndodhë të jenë pjesë e ndonjë akti kriminal, zakonisht mediet publikojnë pamjet e tij me Ramushin!

Për më keq, edhe thonë se ky ka qenë i Ramushit! Pra, edhe kur nuk ka lidhje me Ramushin, bile edhe kur nuk e lidhë asgjë më shumë se një foto e bërë kushedi ku dhe kur, mediet dhe njerëzit ia veshin paragjykimin nga fotoja. “Kish qenë i Ramushit”!

Kjo ndodhi edhe me rastin e policit nga Gjilani, i cili e vrau një qytetar.

Ramush Haradinaj, mbrëmë, në “RTK 1”, ka folur për diçka të tillë, ku njerëzit qëllimkëqij flasin edhe pa pasur asnjë fakt se dikush që ka bërë një të keqe është i Ramushit…

Ramush Haradinaj, dy herë kryeministër i Kosovës, ka lënë rezultate të punës së tij, e që ndërlidhen me guximin e një heroi të gjallë.

Ai është i vetmi që e ka sfiduar bashkësinë ndërkombëtare, duke u thënë në sy, pavarësisht a i pëlqeu a jo dikujt brenda apo jashtë Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka lënë vepra të mëdha në mandatin e tij, që ende nuk e ka dorëzuar.

Si njeri dhe kryeministër do të mbahet mend për korrektësi, sinqeritet dhe modesti…

Pra, është ndër liderët e rrallë politikë në Kosovë që ia kanë besën qytetarët për besnikëri ndaj popullit dhe shtetit.  /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË