Bebe Rexha ka lënë përshtypje me paraqitjen e saj në një klub nate.

Bebe Rexha është duke mbajtur një turne koncertal me Jonas Brothers, dje këngëtarja ishte e lirë nga puna dhe e shfrytëzoi këtë mundësi për tu argëtuar në një klub nate.

Ajo tërhoqi gjithë vëmendjen e publikut në rrugët e Las Vegas me veshjen e saj, këngëtarja kishte kombinuar një fustan të ngushte me një palë çizme të dizajnuar si gjarpër.

Ndryshe, Bebe ka qenë mjaft aktive kohët e fundit edhe me projekte muzikore, të fundit e solli për ditëlindjen e saj të 30-të ‘Not 20 anymore’ titullohet kënga. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË