Ajo shpeshherë njihet për paraqitjet e guzimshme në qilimin e kuq.

Bebe Rexha u shfaq me stil e veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të ngushtë kur mbërriti në studion e radios NRJ në Paris, të enjten mbrëma, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 29 vjeçare, tregoi figurën joshëse, ndërsa theksoi format në pantallonat e ngushtë.

Ajo këtë veshje e kishte kombinuar me një palë çizme me ngjyrë të zezë dhe mbante të lëshuara flokët e saj të shkurtëra.

Bebe, e cila u nominua në dy çmime Grammy këtë vit, foli me Marie Claire për betejën e saj me ankth kur filloi të merrej me muzikë.

Ylli i lindur në Nju Jork pranoi se ndihej ‘e pashpresë’ kur po incizonte këngën e parë, e kjo gjë e bëri të binte në depresion. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË