Bebe Rexha ishte e pranishme mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV VMA”.

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV VMA”, ku morën pjesë emrat më të njohur të industrisë së muzikës, shkruan lajmi.net.

Bebe Rexha ishte njëra ndër artistet shqiptare që mori pjesë në këtë event, në të cilin mori një çmim.

Ajo u takua me emra të njohur, me disa prej të cilëve shfrytëzoi rastin ta shkrepte nga një fotografi.

Këngëtarja u takua edhe me Taylor Swift, ndërsa në mbishkrimin e fotos shkruan “Klubi i 1989. Jo më 20”.

Për ndryshe, Bebe Rexha këto ditë feston ditëlindjen dhe mbush 30 vjet jetë. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË