Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha me këngët e saj ka arritur të bëjë për vete një numër të madh fansash gjithandej nëpër botë.

Viti 2019 për të ka qenë mjaft i suksesshëm, me shumë këngë që u pëlqyen shumë nga publiku.

Në postimin e saj të fundit në llogarinë e saj në Instagram ajo ka paralajmëruar shumë të reja vitin që po vjen.

“Jam rritur shumë në turneun e fundit. Kam bërë shumë miq të ri dhe anëtar të ri të familjes. Ky turne më ka mësuar si të jem person më i mirë, si të jem më e durueshme dhe më ka bërë që të më mungojnë turnetë e mi edhe më shumë. Mezi po pres për vitin e ri të ndajë me ju diçka të re speciale me gjith ju, ju dua”, ka shkruar ajo në paralajmërimin e saj, duke i bashkangjitur disa fotografi të turneut të saj. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË