Bebe Rexha po vazhdon me sukses të zhvillojë një karrierë prej këngëtareje në Shtetet e Bashkuara.

Bukuroshja jonë është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga koncertet dhe përditshmëria jetësore.

Por, duket se 28-vjeçarja është lodhur nga jeta e rrjeteve sociale pasi që nuk është e sigurt nëse dashuria që i shprehet është real apo i rremë.

“Unë jam e lodhur nga të jetuarit sipas standardeve të mediave sociale. Po njerëzit, pëlqejnë fotot tuaja, por nuk dihet nëse në të vërtetë ju pëlqejnë?”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Twitter.

Ndërkohë, biondina është shpërblyer me çmimin BMI në kategorinë “Kënga më e performuar e zhanrit POP” për vitin 2018 në saje të këngës, “Meant to be”.

MUND TË JU PËLQEJNË