Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka udhëtuar drejt Kalifornisë.

Ajo atje pritet të mbajë koncertin e saj të radhës, në kuadër të festës së Halloweenit, në qytetin Universal.

Artistja me origjinë nga Dibra, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej bashkë me balerinët e grupit të saj, të cilët ishin maskuar dhe të bërë gati për performancën në natën e sotme.

Ndërkohë, e njëjta teksa ka qëndruar gjatë ditës në Universal, ajo nuk ka hezituar të dhurojë “twerk” në mes të qytetit, para qindra të pranishmëve.

Teksa dridhte të pasmet e saj, një person i maskuar me sharrë motorike qëndronte pas saj, duke e bërë skenën më “të frikshme”.

Përkundrazi, të pranishmit kanë qeshur me këtë spektakël të dhuruar nga këngëtarja shqiptare.

Bebe Rexha përndryshe së fundmi publikoi klipin e këngës “You Can’t Stop the Guirl”, që është kolona zanore e “Maleficent 2”, dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku. /Telegrafi/

Bebe Rexha

Publiée par N’Rm I sur Mardi 22 octobre 2019

MUND TË JU PËLQEJNË