Babai i Bebe Rexhës është frikësuar gjithmonë që vajza tij Bebe të bëhet këngëtare.

Bebe Rexha, gjatë një interviste të fundit ka treguar në disa pika se si nisi karriera e saj muzikore dhe jo vetëm.

Duke qenë se është e hapur nëpër intervista e edhe me fansat e saj, këngëtarja shqiptare ka folur po ashtu edhe për jetën private ku ka theksuar se nuk e ka gjetur ende dashurinë pasi meshkujt nuk mund ta përballojnë.

Bebe ndër të tjera foli edhe për familjen duke treguar se babai i saj gjithmonë është frikësuar që ajo të bëhet këngëtare.

“Më lejonte të dëgjoja muzikë, por e vinte re sa e fiksuar isha me këngët, me të shkruarit dhe ishte kundër [kësaj karriere] sepse e mendonte industrinë e muzikës si një vend të rrezikshëm. Seks, drogë dhe rock and roll. Ashtu është, meqë ra fjala, por jo për mua. Për mua s’ka seks, as drogë, thjesht rock and roll”, tha Bebe./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË