Nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermali, dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta, padyshim që bëjnë një jetë përrallore, të zhytur në luks.

Këtë e tregojnë edhe dhuratat që ata i bëjnë njëri-tjetrit, që kapin vlera marramendëse.E tillë është dhurata më e fundit që Ermal Hoxha, i ka bërë Rezartës.

Ai ka zgjedhur një byzylyk dhe një unazë, që i përkasin firmës “Cartier”, që jo vetëm janë floriri, por kanë edhe diamante.

Por, në faqen zyrtare të “brand-it” ndërkombëtar rezulton se byzylyku kap vlerën e 10 mijë dollarëve, ndërsa unaza 3.500 dollarë.

MUND TË JU PËLQEJNË