Rezarta Shkurta ka rrëfyer për herë të parë në një intervistë për “Prive”, si e priti rikthimin e Ermalit në shtëpi pas 4 vitesh mungesë.

Biznesmenia tregoi se gjëra të vogla ia bënë të vështirë, por shumë shpejt çdo gjë u kthye në normalitet.

“Ishin 4 vite mungesë dhe kur ishim përballë njëri-tjetrit kuptuam që këto 4 vite ishin shumë. Gjëra të vogla ma bënë të vështirë. Isha mësuar të flija vetëm këto 4 vite dhe rikthimi i të fjeturit bashkë, në fillim ishte bukur, por pastaj natën e gjenim veten njëri tek cepi i krevatit, tjetri tek cepi, të çliruar”, tha Rezarta duke qeshur.

“Fatmirësisht dhe fatkeqësisht se ndonjëherë më vjen inat, jam çmendurisht e dashuruar me atë burrë. Jam një grua e varur nga dashuria për partnerin e saj. Dashuria na bëri të kalojmë çdo gjë dhe jam e bindur që kjo sprovë që kaluam ishte asgjë, mund të kalojmë dhe dallga më të mëdha dhe Zoti mos na vëntë në prova të tilla”, u shpreh ajo.

“Më kishin thënë që kur të vijë në shtëpi ato vite mungesë do duken sikur nuk kanë ekzistuar. Ishte e vërtetë. Përveç dy ditëve të para, që ishte natyralitet dhe gëzim, ditët në vazhdim dukej sikur nuk kishte ndodhur asnjëherë ajo që kishte ndodhur.

Kur më thonë ‘E fortë si e ke kaluar’, më duket sikur flasin për dikë tjetër. Kam harruar që unë e kam përjetuar. Ka arritur shumë natyrshëm aty ku e lamë, qoftë për mua, qoftë për vajzën tonë”, përfundoi Rezarta./Xing.al

MUND TË JU PËLQEJNË