Rrezarta Shkurta gjatë ditës së djeshme ka treguar për gabimin më të madh që ka bërë.

Ajo ka publikuar një foto me filtra Instagrami ku shihet me një piercing në hundë. E për të qetësuar mamanë e saj që ndoshta nuk i ka qejf këto gjëra ajo ka shkruajtur.

“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin… qetësohu!!! Nuk e kam shpuar vërtet hundën”.Dhe sigurisht që mamaja ka dhënë komentin e saj për këtë foto, ku i shkruan Rezartës: “S’të ka lënë mendja besoj!”, të cilën ajo e ka publikuar sërish në Insta Story.

“Sigurisht s’do mungonte përgjigjia. Gabimi më i madh që kam bërë në jetë… I kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni në kohë, mos e bëni ju lutem”- shkruan ajo.

Në fakt këtë problem e hasin shumë vajza në ditët e sotme teksa nënat kërkojnë një Instagram vetëm për të kontrolluar ato dhe pasi ua hap, çdo postim e shoqërojnë me kritika. Kështu që bëni mirë të dëgjoni Rezartën dhe mos ti hapni mamit Instagram!

MUND TË JU PËLQEJNË