Është njëra nga aktoret më të dashura për publikun, shkruan “Kosovarja”.

Me punën e saj plotë përkushtim arriti të fitojë admirimin e njerëzve. Ajo gjithmonë është shfaqur e hareshme duke reflektuar pozitivitet.

Yllka ka vite që u largua nga Kosova, por edhe nga skena teatrore e filmike, me gjithë tentimet për t’iu përkushtuar profesionit edhe në Amerikë.

Ajo ka një familje të shëndosh, pranë të cilëve ndihet me fat dhe shumë e lumtur.

Yllka kohë pas kohe ndanë imazhe me bashkëshortin dhe vajzën e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi ka ndarë një fotografi në Instagram, duke u marrë me një bllok shënimi, që mbase duhet të jetë e vajzës së saj.

Ajo qka bie në sy është që Yllka pavarësisht viteve në skenë, duket sikur koha nuk ka ecur për të, ngase shfaqet gjithmonë e ‘freskët’ dhe e bukur padyshim./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË