Të punosh për të ndërtuar një shtëpi për 50 vite me radhe dhe të mbetesh në qiellin e hapur, kjo është shumë e dhimbshme.
Kështu është shprehur për Ora News një banore e Durrësit e cila i ishte prishur shtëpia nga tërmeti dy ditë më parë.
Banorja ndër të tjera theksoi që bashkëshorti i saj ka punuar prej 50 vitesh në Minierë për të ndërtuar këtë shtëpi.