Filantropi, biznesmeni dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Lazim Destani, nga Kompania e tij “Ecolog International”, para dy ditsh dhuroi 12 ton ndihma për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Por, meqë ai është gjithmonë aty ku duhet dhe e kërkon vendi, nuk u durua dot pa e vizituar edhe vendin ku tërmeti shkatërroi pothuajse çdo gjë, e aq më keq – duke lënë pas mbi 42 viktima, që dihen deri më tash.

Ai, me këtë rast, shkruan:
“Sot, përmes një vizite në zonat e prekura nga tërmeti i djeshëm, ndava dhembjen me vëllezërit tanë në kampet e ngritura në Durrës e në Thumanë të Krujës, ku nga afër pash dëmet dhe vuajtjet e banorëve të këtyre anëve.

I prekur thellë nga kjo e keqe, lutem për shërimin e të lënduarve, si dhe tejkalimin e situatës sa më shpejt.

Ngushëllime të sinqerta u shpreh sërish familjeve të viktimave nga kjo fatkeqësi tragjike!”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË