Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë në orët e para të së martës.

Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë qytetarët e Shqipërisë, e që disa prej tyre kanë përfundur me lëndime e disa të tjerë kanë gjetur vdekjen, shkruan Kosovarja.

Lidhur me këtë kemi pasur reagime nga më të ndryshmet nga shumë figura të njohura, e ndër ta ka qenë edhe i Lazim Destanit, biznismeni, humanitari dhe njeriu me njohje ndërkombëtare.

“Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare,Me dhembje të thellë po e përcjell situatën e rëndë pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë. Në këto momente të vështira, me mendje e zemër jam me ju e pranë jush. Ju shpreh ngushllime të sinqerta për humbjen e më të dashurve tuaj duke u lutur që numri i viktimave dhe dëmeve që kjo fatkeqësi natyrore la prapa të jetë sa më i ulët.
Në këto ditë të vështira për të gjithë ne, duhet të jemi bashkë dhe lutem që këtë dhembje ta kalojmë sa më lehtë.
Zoti u faltë parajsën viktimave, e u dhashtë forcë e durim familjeve që humbën më të dashurit e tyre.”, shkroi ai. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË