Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), i cili tani është njëri nga universitetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, është themeluar më 4 qershor të vitit 1994, me iniciativë të njëanshme të shqiptarëve.

E sot u bënë 25 vjet nga themelimi i universitetit të parë në gjuhën shqipe, për të cilin shqiptarët organizuan edhe shumë protesta, shkruan “Kosovarja”.

Ky universitet pastaj është themeluar nga Kuvendi i Maqedonisë, si institucioni i parë arsimor i lartë në gjuhën shqipe.

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të UT-së atdhetari , biznismeni e filantropi i njohur , Lazim Destani , përuroi shtatoren e themeluesit të këtij Universiteti, prof dr Fadil Sylejmanit , për të cilën ishte edhe i vetmi donator.

“Sot në këtë përvjetor jubilar, me rastin e kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të universitetit të parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, Universitetit të Tetovës, kam emocione dhe krenari të veçantë.
Gëzuar emri i ri i këtij universiteti – Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani”.
Uroj krahpërkrah të hapërojmë drejt arritjeve të reja duke e avancuar arsimin shqip në të mirë të brezave që vijnë.
Gëzuar!”, ishte fjalimi i Lazim Destanit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË