Aurela Gaçe e uron me fjalët më të mira djalin e Dr.Florit për ditëlindjen e tij

Dje, djali i këngëtarit tanimë të ndjerë, Dr.Flori, e festoi ditëlindjen e tij të 5-të.

Ai pranoi shumë urime dhe mesazhe nga fytyra të njohura publike, duke qenë se babai i tij kishte shumë miq në estradën shqiptare.

Danieli është parë duke u dëfryer me këngëtaren Aurela Gaçe e cila ishte pranë tij në këtë ditë të bukur për vogëlushin.

“Kështu e filloi festën Danieli. Zemër e bukur ti sot 5 vjet nga ardhja jote në jetë. Mami e babi të quajtën ‘Bekim i Zotit’, e ashtu je o dritë.
Gëzofsh gjithë jetën kështu Danushi dashuria” : ka qenë urimi që i ka dedikuar Aurela, Danielit të vogël.

Kujtojmë që këngëtari Dr.Flori ndërroi jetë me 17 nëntorë 2014. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË