Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka zbuluar anën e saj delikate dhe romantike në një postim që ka bërë kushtuar bashkëshortit.

Në një postim një Instagram ajo si rrallë herë bëri dedikimi për personi e zemrës, duke emocionuar ndjekësit.

Këngëtarja ka shpërndarë një foto ku shfaqen duart e saj shtrënguar me duart e të shoqit, Skerdit.

Aurela postimin e saj e ka shoqëruar me disa vargje, të një këngës ‘Jetoj’ e kënduar shumë vite më parë.

“E dua, një dorë që t’a shtrëngoj , t’a mbaj në dorën time dhe të them se po jetoj!”.

“Ne kohën kur e kendova, 18vjet te shkuara, mbase se kam kuptuar thelbin e vèrtetë te ketyre vargjeve . Sot ,po. Vargjet #jorgopapingji”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, Aurela ka një karrierë të gjatë muzikore dhe konsiderohet si një nga artistet më të mira mbarë shqiptare.

MUND TË JU PËLQEJNË