Kur takojmë një grua të fortë, ne ndihemi të tërhequr nga besimi që ajo ka në vete. Duket sikur ajo i ka të gjitha: një punë të suksesshme, një familje të bukur, shëndet të mirë dhe madje kohë për të ndihmuar të tjerët.

Mirëpo, pas asaj buzëqeshjeje shëndritëse, shumë prej këtyre grave ndihen të thyera në një pikë dhe kjo gjë fillon të ndikojë në shëndetin e tyre. Bright Side na tregon arsyet pse shumë gra të forta, luftojnë për të qenë të lumtura, edhe pse brenda vetes ndihen të thyera:

Mbështet vetëm në vetvete

Një grua e fortë pëlqen të jetë e pavarur dhe nuk ka nevojë për ndihmën e askujt. Një grua e rillë priret të jetë e sigurt dhe mbështetet vetëm në veten e saj. Studimet tregojnë se kjo gjë mund të jetë pjesë e identitetit të saj që e bën atë krenare. .

Problemi është se ato mbështeten vetëm në vetvete dhe nuk e kuptojnë që të gjithë njerëzit kanë nevojë për ndihmë, madje edhe ato vetë. Kjo mund të jetë për shkak se ato nuk dëshirojnë t’i shqetësojnë të tjerët dhe e shohin kërkesën për ndihmë si dobësi.

Sidoqoftë, si qenie shoqërore, njerëzit kanë nevojë për ndihmë çdo herë. Psikologët pajtohen se ne kemi nevojë për ta dhe mbështetjen e tyre për mirëqenien tonë.

Nuk i ndajnë problemet e tyre me të tjerët

Gruaja e fortë merr barrën e të tjerëve, por nuk e ndan atë. Kjo është vërtetuar se i bën njerëzit të ndihen jashtëzakonisht të vetmuar dhe gjithashtu mund të çojë në depresion.

Hulumtimet tregojnë se ne kemi nevojë për ndërveprim me njerëzit e tjerë për të qenë në gjendje të rrisim lumturinë tonë dhe të përballojmë gjërat më të vështira në jetë.

MUND TË JU PËLQEJNË