Këngëtari, Ermal Fejzullahu sot ka dhuruar 100 mijë euro kontribut për familjet që ka goditur tërmeti në Shqipëri.

Me një postim në rrjetin social ‘Facebook‘, dhe ‘Instagram’, ai shkroi:

“Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje , mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere , uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu”, ka shkruar pranë postimit Ermal Fejzullahu.

Me këtë donacion që ai ka bërë, mori një reaqgim nga avokati i njohur kosovar, Arianit Koci. Në Facebook-un e tij, ai shkroi një status duke e lavdëruar për gjestin e tij fisnik.

Lexojeni statustin e plotë të tij.

‘Ermal Fejzullahu nuk më pëlqen – as si këndon, e as si duket.

Tjetër shije kam une.

De gustibus non est disputandum…
Për shije nuk diskutohet.

Në fakt, babën e tij e kom shumë ma simpatik. Kujt nuk i pëlqen “Pranvera në Prishtinë?

”Por, 100.000 euro donacion?

C’mon!

Kjo është lajm fantastik.

Bravo Ermal!

E paske zermrën e madhe.

Po thonë që po reklamohesh pak.

S’ka lidhje. Ok është.

Kushdo që jep aq shumë, e meriton që t’a respektojmë – edhe nëse e shfrytëzon situatën për promovim personal.

Me rëndësi është me ndihmu!’

MUND TË JU PËLQEJNË