Avokati mbrojtës i Lushtakut dhe Mustafës, Arianit Koci, ka konfirmuar lajmin.

Ish-komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa gjatë vikendit do të nisen për në Hagë për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Avokati mbrojtës i Lushtakut dhe Mustafës, Arianit Koci, ka konfirmuar për lajmi.net se së bashku me klientët e tij këtë fundjavë do të niset drejt Hagës.

“Aktualisht jam me Sami Lushtakun dhe këtë vikend do të udhëtojmë për në Hagë me linjë të rregullt. Mbetet të shihet se me çfarë itinerari do të shkojmë”, ka thënë Koci.

MUND TË JU PËLQEJNË