Avokati kosovar Arianit Koci duke parë situatën në të cilën po gjindet shteti i Kosovës si pasojë e koronavirusit, ka shkruar një status në llogarinë Facebook.

Ai ka vënë në theks punën e profesionistëve shëndetësorë, por që gjithashtu ka shprehur edhe shqetësimet e tij se nëse vazhdon kjo gjendje, marrë parasysh se Kosova është shtet i dobët ekonomikisht do të ketë pasoja afatgjata në ekonimi, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Profesionistët shëndetësorë janë në nivel të detyrës. Ata duhet vazhduar punë e tyre pa u penguar nga askush.

Qeveria, po ashtu deri tash e ka menaxhuar mirë situatën.

Ne, popullata duhet ta zbatojmë çdo urdhër dhe vendim të organeve kompetente.

Por, urgjentisht duhet të krijohet një grup i ekspertëve të disa lëmive, me autorizime ekzekutive, që të i’a jep një kahje ekonomisë tonë.

Pavarësisht gjithave, Kosova si shtet i dobët ekonomikisht – jemi në recesion ende pa hy në recesion, do të bartë pasoja afatgjata në ekonomi – nëse kjo gjendje zgjatë vetëm edhe disa ditē.

E kuptoj që shëndeti është mbi të gjitha, por dikush duhet të mendoj edhe për ekonomi: si do të paguhen punëtorët nëse kjo situatë zgjatë edhe një muaj?

Si do të paguhen tatimet, nëse nuk punohet?

MUND TË JU PËLQEJNË