Mbrëmë para ndeshjes Francë- Shqipëri, nga stadiumi u shfaq moderatorja Arbana Osmani e cila ishte veshur me fanellë të Kombëtares Shqiptare dhe me mikrofon në dorë.

Pas kësaj paraqitje filluan media të ndryshme të ngrisnin dyshime për një zëvendësim të mundshëm të Ilda Bejlerit, në Digitalb. Menjëherë pas këtyre thashethemeve që u përhapën shpejt, moderatorja Arbana Osmani vendosi ti sqarojë të gjitha me një prononcim nga stadiumi.

“Unë nuk di ta bëj këtë gjë aq mirë sa drejtoj emisionet, prandaj t’ja lëmë më mirë Shakohoxhës. Për të gjithë portalet, unë nuk lëviz nga Top Channel. Do të vazhdoj t’i bëj njerëzit të lumtur”, u shpreh Arbana.

MUND TË JU PËLQEJNË