Sonte po zhvillohet ndeshja në mes të Francës dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikimet në ‘Euro 2020’.

Në Francë për të përkrahur kombëtaren shqiptare ka udhëtuar edhe moderatorja e njohur nga Shqipëria, Arbana Osmani.

Ajo ka publikuar disa fotografi nga stadiumi ‘Stade De France’ ku shihet së bashku me komentatorin e njohur të sportit, Dritan Shakohoxha.

“Duke pershendetur te gjithë shqiptaret sonte ne Stade de France”, ka shkruar Arbana.

Kujtojmë që sot gjatë ditës edhe kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen kundër Çekisë, të cilën e fitoj me rezultat 2 me 1./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË