Nga postimet në Instagram dhe kudo, besoj keni kuptuar që Arbana Osmani e dashuron atmosferën e fundvitit, rrjedhimisht dhe Krishtlindjet e gjithçka që ka të bëjë me këtë ditë.

Mbrëmjen e kaluar, përveçse bëri gati roston për një darke të shijshme feste, moderatorja vendosi që të suprizojë djalin e saj, Jonin dhe mbesën e saj, sepse çfarë janë Krishtlindjet pa një surprizë të bukur dhe dhurata?

Siç do a shihni dhe më poshtë, Arbana e ka zbukuruar të gjithë shtëpinë me një dekor fantastik festash, plot drita, lodra dhe detaje Krishtlindjesh, e me muzikën karakteristike në sfond, fton fëmijët(të cilët sapo hyjnë në shtëpi) që të shohin përreth.

Gjërat më të bukura nga e gjithë kjo surprizë janë e qeshura e Jonit, kur sheh se si shtëpia e tij është gati për të pritur Babagjyshin, dhe momenti kur ai shkon të përkëdhelë drerin që ka vendosur në një cep të dhomës mamaja e tij, sepse për ju që nuk e dini Joni i do shumë kafshët, dhe të vërtetë ose jo, ato meritojnë përkëdhelje.

Njejtë e lumtur shfaqet dhe mbesa e Arbanës nga surpriza dhe e gjithë kjo video na sjell vetëm lumturi. Gëzuar Krishtlindjen njerëz, mos harroni të bëni dhurata dhe të shpërndani sa më shumë gëzim!



MUND TË JU PËLQEJNË