Arbana Osmani kohët e fundit është përmendur në mëdia për romancën e saj me regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishaj.

Në fillim ishte vetëm Eduarti ai që postonte foto me moderatoren. Më pas gjatë udhëtimit të tyre në Barcelonë, Arbana nuk ngurojë të postonte foto me regjisorin ku dukeshin tepër të lumtur.

Mbrëmjen e kaluar, Arbana dhe Eduarti e kaluan në shtëpinë e moderatores duke ngrënë sushi, gjë të cilën na e treguan vetë në postimet e tyre në Instagram. Arbana kishte përgatitur sushi, të cilat i publikoi në Instastoryn e saj, ndërsa më pas Eduarti postoi një foto nga darka romantike me sushi, verë dhe qirinj.

“Sushit më të mira ndonjëherë.”- shkroi regjisori krahas fotos, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Arbana i dha fund martesës së saj 16-vjeçare me financierin Ardit Kero, me të cilin ka edhe një djalë të quajtur Jon.

MUND TË JU PËLQEJNË