Jeta private e Anxhela Peristeri vazhdon të jetë shumë e komentuar, edhe për faktin që këngëtarja preferon ta ruajë sekret duke mos zbuluar asgjë më shumë.

Kështu Anxhelën shpeshherë e ngacmojnë në lidhje me martesën dhe në foton e fundit një ndjekës e pyet se kur do martohet dhe sipas tij këngëtarja është në fillimet e pleqërisë.

“A te duket qe te ka ardh mosha per martese??? se femra bie me shpejt se mashkulli dhe mesa shifet je ne fillimet e pleqerise”, komenton ndjekësi.

“Mosha per martese nuk vjen por vjen njeriu i duhur për martese. Sa per pleqerine me beso eshte shume larg meje”, i përgjigjet Anxhela.

“Si ka mundesi ne gjithe Shqiptari s’po te vjen asnje i duhur mi”, i komenton sërish ndjekësi.

“Se jane si puna jote ata qe kane ngelur prandaj”, ia kthen Anxhela.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË