Pamjet i publikoi vetë këngëtarja Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri publikoi projektin e radhës “Shpirt i bukur”.

Por, gjatë xhirimeve të videoklipit këngëtarja pati edhe gjëra paksa të rrezikshme. Gjatë xhirimit të skenave në rrugë, Anxhela u rrezikua të goditej nga një veturë, shkruan rtv21.tv Kjo shihet nga një video që së fundmi këngëtarja e publikoi në instagram për 193 mijë ndjekësit e saj.

Ndërkohë, edhe pse ka rrezikuar, këngëtares videoklipi i ka dalë shumë bukur. I publikuar më 04 shtator, “Shpirt i bukur” deri tani në Youtube ka marrë 199 mijë e 110 klikime./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË