Ramush Haradinaj, si në çdo betejë tjetër, edhe këtë herë ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, Anita Muçaj. Dje para nisjes së tij për në Hagë, Anita i dedikoi një shkrim prekës, ku ndër tjerash i tha atij se gjithmonë e ka dhe e kishte një popull mbrapa, që e mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë!

Anita dhe Ramushi ka vite që janë të martuar. Ata kanë tre fëmijë, Hanën, Gjinin dhe Trimin. Pas ftesës, të premten më 19 korrik, Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë e bëri publik lajmin për dorëheqjen e tij. Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet, dhe se ai do të paraqitet si qytetarë e jo kryeministër në Hagë.

Teksa jepte lajmin para mediave, Haradinaj porositi që taksa e vendosur ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës nën drejtimin e tij, duhet të mbetet në fuqi. Kjo është hera e dytë që Haradinaj dha dorëheqje.

Në mars të vitit 2005, pak muaj pasi mori detyrën si kryeministër, ai pati dhënë dorëheqje pas aktakuzës së parë të ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës, për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Haradinaj ishte dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. 3 vjet më vonë, Gjykata e Hagës e shpalli ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pafajshëm.

Në vitin 2012, katër vjet pasi u bë rigjykimi i tij, Haradinaj sërish u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë për krime lufte. Një fletarrest nga Serbia, e përballi Haradinajn me një tjetër proces gjyqësor.

Në Colmar të Francës më 4 janar të vitit 2017, autoritetet franceze e ndaluan liderin e AAK-së, sërish mbi akuzat për krime lufte. Por, pas procesit gjyqësor ndaj tij, drejtësia franceze e liroi atë më 27 prill./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË