Një femër e zgjuar, e zonja dhe mjaft e suksesshme e cila arriti për pak kohë të bëhet një emër mjaft i njohur duke moderuar edicionet e lajmeve në Radio Televizionin Kosovar.

Anita Muçaj përveç që njihet si spikere ajo është edhe bashkëshortja e kryeministrit në largim Ramush Haradinajt, shkruan “Kosovarja”.

E derisa të gjithë qytetarët e Kosovës janë duke e bashkëndjerë dhimbjen me rastin e tërmetit të ndodhur në Shqipëri, ngushëllimet e përkrahja ndaj vëllezërve shqiptarë nuk ka munguar as nga fytyrat publike.

Por, ndryshe prej kësaj, është Anita ajo e cila sot rifreskon plagën që po i shkakton dhimbje tash e sa vite.

Është mungesa e nënës së saj që e ka shtyrë Anitën të shkruaj ca vargje që ua këput shpirtin:

“O Mam, kane fillu me m’u shpeshtu lotet ne vend qe te shterrohen! Ka fillu me u shtu malli ne vend qe te shuhet! Kam fillu me t’kerku shume me shume e ne vend qe te mos kisha kohe! Kam fillu me u zvogelu e me u llastu me pas nevoje per ty ne vend qe te rritesha! A kaq mbrapsht ec koha? O Mam qe ta dish je shpirti i shpirtit tim dhe gjithmone do jesh! Gezuar Ditelindjen prej kudo qe je duke me pa, shpresoj te te bej te lumtur! Ah bre Mam sa shume t’du! Gezuar per ne qe jetojme dhe kemi cfare kujtojme! Te puthim me shume mall, Une, Babi, Vjosa, Lola e Learti!!!”, ka shkruar me dhimbje të thellë Anita./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË