Bjeshkët e Gllogjanit, Bjeshkët e Nemuna, Bjeshkët e Suharekës, Bjeshkët e Gjeravicës, Bjeshkët e Kurorës në Shqipëri e tash edhe ato të Lubotenit janë vetëm disa prej të cilave ka vizituar kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj po vazhdon aktivitetin e tij sportiv duke vizituar thuajse të gjitha bjeshkët anë e mbanë vendit, shkruan “Kosovarja”.

Jo vetëm ditëve të vikendit, por Ramushi nuk po ndalet as ditëve te javës për të shijuar pasionin e tij pavarësisht të gjitha angazhimeve tjera.

E të veçantë vizitën e tij sot në bjeshkët e Lubotenit po e bën prezenca e Anitës.

Çifti Haradinaj nuk po hezitojnë ta shfaqin haptazi dashurinë e tyre ndaj natyrës. Me një veshje sportive sot ata treguan se ishin mysafirë të majës së Lubotenit.

Padyshim, duke parë gjithë këtë pasion të tyre për ngjitje në bjeshkë, do të shohim edhe shumë foto nga vendet tjera të çiftit Haradinaj./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË