Shtëpia e Bardhë ka dërguar njoftim me shkrim në Departamentin e Mbrojtjes, në USAID dhe në Fondin MCC (Millenium Foundation Kosovo), për pezullimin e menjëhershëm të të gjitha investimeve për projektet që kanë të bëjnë me FSK’në dhe Qeverinë e Kosovës deri në fund të javës, si pasojë e mos heqjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake .

Durimit të Amerikës për taksën 100 %, të vendosur nga autoritet kosovare në raport me Serbinë dhe Bosnjen e Hercegovinën, po i vjen fundi.

Sipas burimeve diplomatike amerikane në Prishtinë, ky pezullim vjen si pasojë e mos heqjes së tarifës 100% për produktet serbe dhe atyre boshnjake.

Ky njoftim pritet që të bëhet publik deri në fund të kësaj jave, përmes një deklarate zyrtare publike nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara.

Gazeta mëson se SHBA’të do të detyrohen që të ndërmarrin vendime radikale ndaj Qeverisë së Kosovës, duke pezulluar menjëherë të gjitha investimet për projektet që kanë të bëjnë me FSK’në dhe Qeverinë e Kosovës.

SHBA’të janë kontribuuesit më të mëdhenj jo vetëm në ushtrinë e Kosovës por edhe ekonomin e saj, të cilët deri më tani kanë investuar miliarda në shtetndërtim.

Ndërkaq, përkundër thirrjeve të shumta nga SHBA’të, ndaj Qeverisë së Kosovës që të suspendohet taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, kjo nuk po gjen mirëkuptim në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Kurti, me veprimet e tij, për mos heqjen e taksës tërësisht dhe me vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj mallrave serbe, është duke lëkundur seriozisht, partneritetin në mes SHBA’ve dhe shtetit të Kosovës.

Edhe gjatë ditës së sotme që zhvilluar seanca e jashtëzakonshme, pikërisht për taksën, Kurti ka insistuar në masën e reciprocitetit, ai ka vazhduar që ta sfidojë shtetin e Amerikës duke injoruar tërësisht kërkesën e tyre.

Ndryshe, ditë më parë, i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell i ka quajtur masa gjysmake paralajmërimet e Kryeministrit Kurti për heqjen e pjesshme të taksave në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Grenell kishte shkruar se, Kurti po bën gabim serioz dhe se ne nuk i përkrahim masat gjysmake.

“Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.

MUND TË JU PËLQEJNË