Fondacioni Amerikan MCC, sipas lajmeve të para mediatike, ka stopuar 50 milionët e paraparë për ndihmë Kosovës, shkuan “Kosovarja”.

Do të bllokohen edhe 150 milionë dollarë të tjerë, që ishin dedikim për projektin e gazit, thonë burimet që vijnë nga SHBA-të.

Por, kryeministri Kurti nuk ka informacione! Ai thotë se “do ta verifikojë lajmin”, megjithëse nuk e mohon sanksionin amerikan!

Kur kryeministri thotë se nuk e mohon lajmin që shpalosë një sanksion amerikan, ai e pranon vërtetësinë e lajmit, por do që kjo të mos jetë e vërtetë!

Çuditërisht, kreu i qeverisë së Kosovës nuk i frikësohet prishjes së marrëdhënieve me SHBA-të!

E, kjo është për t’u habitur! Por, edhe më shumë habit fakti kur thotë se nuk prishen raportet me SHBA-të, edhe pse nuk i zbaton këshillat e as sugjerimet amerikane, të cilat qojnë në zgjidhjen e problemeve!

A do këtu dikush të mos kryej punë me Serbinë, është çështje tjetër…

Sidoqoftë, politika e Kosovës nga presidenca dhe qeveria janë të ndara, sa u përket rreshtimeve pas kujt të shkojë shteti! Pas BE-së apo SHBA-ve?

E para, e që duhet kuptuar, është se dialogu Kosovë-Serbi, është duke u zhvendosur në Uashington.

E dyta, e që duhet ditur, është se SHBA-të ka qenë sponsori kryesor për formimin e shtetit të Republikës së Kosovës.

Riçard Holbruku ishte i pari nga diplomacia botërore, që kishte takuar fizikisht UÇK-në në vendin e ngjarjes.

Dhe, përkundër insistimit të çmendur të Serbisë dhe shumë shteteve evropiane që ta shpallnin si terroriste, Uashingtoni e artikuloi si organizatë ushtarake për çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullatës civile…

SHBA-ja, po ashtu, e ka shtyrë gjithë procesin e viteve 1998-1999, në largimin e Serbisë nga Kosova.

Në Rambuje ajo e mori rolin kryesor për një opsion ndërhyrjeje ushtarake të NATO-s, në bombardimin dhe dëbimin e forcave serbe nga Kosova.

Dhe, SHBA-ja mori rolin kryesor në fushatën e bombardimeve me aleatët e NATO-së. Dhe, pas çlirimit ngriti kampin ushtarak “Bondstil”, që u bë garanci për paqe në Kosovë.

SHBA-të, më pas, koordinuan punët me Evropën për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Por, edhe pas pavarësisë, SHBA-ja luajti rolin kryesor në të gjitha proceset e ecjes së Kosovës përpara.

Në anën tjetër, diplomacia amerikane i është kundërvënë edhe diplomacisë së përhershme serbo-ruse në OKB…

E, çka tani?
Qeveria Kurti sikur ka hequr dorë nga Amerika, duke favorizuar BE-në!

Uashingtoni dhe Brukseli ndajnë qëndrime të kundërta, sa i përket zgjidhjes së problemit Prishtinë-Beograd.

Sidoqoftë, Kosova duhet të ecë pas politikës amerikane dhe secila kërkesë amerikane që nuk përfillet nga Prishtina zyrtare, paraqet rrezik për luhatjen e marrëdhënieve me Amerikën!

E, luhatja diplomatike Prishtinë-Uashington, për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh përkrahjeje, i fundosë shpresat e Kosovës për anëtarësim në OKB!

Amerika, siç dihet, para prishjeve të raporteve diplomatike fillon me sanksione…

Ndërkaq, qeveria aktuale di të thotë se kursyem një milion euro me këtë e atë veprim, e, çuditërisht, nuk merret shumë me humbjen e 200 milionë eurove nga Amerika! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË