Tri gjëra që i shërojnë sado pak plagët e historisë dhe të politikës së shqiptarëve të Kosovës, janë: Shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe stolisja e sheshit të Prishtinës me flamuj të SHBA-së.

Flamujt e SHBA-së, që u vunë përgjatë sheshit të kryeqytetit, nuk janë vetëm sinonim me imunitet festiv, por shumë më shumë se kaq, edhe përmbyllje e tri proceseve të mëdha historike, pas të cilave qëndron ky shtet.

Pra, SHBA-ja është shteti që po na bën shtet, mund të thuhet, madje, me zor!

Andaj, në shenjë falënderimi të sinqertë, ne që nuk kemi mundësi t’i japim më shumë Amerikës sonë, do të ishte mirë që çdo qytet i shtetit tonë të stoliset me flamuj të SHBA-së.

Sepse, shtetit që po na bën shtet, ne nuk kemi çka t’i japim më shumë se kaq! Nuk kemi më shumë kaçik!

E, flamujt tjerë, ditën e nesërme, kur edhe pritet të formohet ushtria e Kosovës, të pushojnë…
Sepse, jemi dëshmitarë të asaj se çka po ndodh në Shqipëri! Dëshmitarë të rrjedhave politike në Kosovë!

Dhe, haptazi po shihet se kush e ka dëshirën dhe fuqinë të na bëj shtet…

S. Krivaça (Kosovarja)

 

MUND TË JU PËLQEJNË