Kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar demonstratat e vitit 1990 dhe sakrificën e Ylfete Humollit dhe vëllaut të saj, Mentorit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka kujtuar se si u vra Ylfete Humolli dhe se si në momentet e fundit të jetës dëgjohej thirrja e saj: “Ku është Mentori?”.

“Breshëria e plumbave në Lupçin e Poshtëm bie mbi Ylfeten teksa dëgjohej thirrja e saj: “Ku është Mentori?”. Mentor Humolli, atëbotë 13 vjeç, ishte i vëllai i saj. Ai e ndiqte hap pas hapi Ylfeten. Më vonë, idealet e Mentorit shquhen në luftën e viteve 1998 dhe 1999, sepse mësuese e inspirim kishte dikë si motrën e vet. Thirrja e Ylfetes mori përgjigje nga vetë Mentori. Në betejën e madhe të Kosharës, më 16 maj 1999, Mentor Humolli ra dëshmor”, ka shkruar Kurti.

MUND TË JU PËLQEJNË