Albatriti dhe Egzona po vazhdojnë të qëndrojnë në krye të mediave rozë.

E veçanta e çiftit është stili dhe eleganca që bartin në çdo paraqitje, shkruan “Kosovarja”.

Dyshja janë prindër të tre fëmijëve, të cilët shumë shpesh shpërndajnë imazhe të ndryshme në rrjete sociale.

Amelia është gëzimi i parë për Egzonën e Albatritin, dhe për këtë arsye qendrën e vëmendjes e ka ajo.

Këtë e dëshmon ky imazh që ka postuar sot Albatriti, teksa shihet që në fëmijëri vajza e madhe e urdhëron duke ia drejtuar gishtin.

E bija e Albatritit, sot pati  kërkesë nga ai që ta dërgojë sa më shpejtë në kopsht.

Ky fakt sigurisht e gëzon Albatritin si prind, kur e sheh vullnetin e madhë të vajzës për në rrugën e dijes. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË