Një aksident i rëndë me pasojë dy pa jetë, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Tapizës.

Një mjet Audi me targa AA 086 RF, që drejtohej nga 34-vjeçari E.H., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur disa herë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe shtetasja 28-vjeçare Rr.Gj., ndërsa kanë mbetur të plagosura edhe dy shtetase të tjera, që ndodheshin në makinë.

Këto të fundit janë transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimor, që po hetojnë për shkaqet e aksidentit me pasoja fatale. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË