Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në rrugën “Kral Petri” në veriun e Mitrovicës ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira shtatë vetura.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur derisa një i dyshuar- i panjohur deri tani, duke drejtuar një veturë ngjyrë hiri, nga qendra e Mitrovicës është kthyer në drejtim të Zveçanit, duke i goditur gjashtë veturat në lëvizje si dhe një veturë në parkim.

I dyshuari ka vazhduar lëvizjen dhe nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar një person i rritur dhe një fëmijë. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë liruar.

MUND TË JU PËLQEJNË