Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mëngjesin e sotëm në autostradë në drejtimin Prishtinë – Fushë Kosovë.

Në aksident ishin të përfshira tri automjete, dhe si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona.

“Me datë 16.02.2020. Rreth orës 11:30 në autostradë drejtim Prishtinë – F. Kosovë kilometri i fundit para daljes së autostradës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë te perfshira tri automjete dhe sipas informatave fillestare , lëndime të rënda kanë marr katër persona. Në vendin e ngjarjes janë thirr njesitë policore dhe ato te emergjencês”, ka thënë Hoxha.

MUND TË JU PËLQEJNË