Njëri ndër këngëtarët më të dashur dhe më të suksesshëm shqiptar, Blero Muharremi, sot feston ditëlindjen e 41-të.

Ai qysh moti u bë pjesë e skenës muzikore dhe përgjatë kësaj kohe solli këngë të shumta, të cilat shumë shpejt u shndërruan në hite. “Eja ti”, “Kthehu ti”, “Bashkë”, “Dua të jem me ty”, “Crazy”, “Tkom mall”, “La Vida Loca”, janë vetëm disa nga këngët të cilat ende dëgjohen nga fansat e tij.

Krahas profesionit, artisti shqiptar u komentua shumë edhe për jetën e tij private. Blero është i fejuar me modelen e njohur, Afrona Dika. Në këtë ditë të shënuar nuk mungoi as urimi i veçantë i modeles për partnerin e saj.

“Të premtoj se do të dua çdo ditë e më shumë pavarësisht sa kilometra na ndajnë. Urime ditëlindjen njeriu im, e ardhmja ime dhe dashuria ime. “, shkroi ajo ndër tjerash.

Blero dhe Afrona do të martohen në muajin shtator në Shëngjin. Ceremonia martesore do të organizohet nga Alketa Vejsiu. Ndërsa për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi.

MUND TË JU PËLQEJNË