Afrona Dika është modelja që zgjon interesim të madh me postimet e saja. E sidomos pas martesës me këngëtarin Blero ky interesim veç se është rritur.

Bukuroshja jeton dhe vepron në Zvicër, ajo është imazh i shumë shtëpive të modës, ku së fundmi arriti sukses duke qenë imazh edhe në njërin prej tramvajeve të qytetit, shkruan “Kosovarja”.

E gjithë këtë bukuri Afrona shihet se e ka trashëguar nga e ëma saj Arijeta, zonja bukuroshe me sy të kaltër që në dasmën e të bijës mori shumë vëmendje.

Ndonëse atëkohë ishte zeshkane, tani ajo është transformuar në një biondinë me flokë të shkurtë që po duket mjaft e këndshme sikurse bija e saj./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË