Blero dhe Afrona janë ndër ciftet më të komentuara në mediat rozë, shkruan Kosovarja.

Përkundër angazhimeve të Bleros nëpër mbrëmje muzikore , megjithatë arrijnë që shumicën e kohës ta kalojnë së bashku.

Blero është ai, i cili kujdeset që gjithmonë ta bëjë të lumtur gruan e tij, shkruan Kosovarja.

Befasia e këtij viti nga Blero ishte udhëtimi i tij nga Kosova për në Zvicër, për t’ u bashkuar me Afronën dhe për të kaluar këtë natë të vecantë së bashku.Ju kujtojmë se, kjo natë ishte dhe e para që e festuan së bashku si të martuar, bashkëshortë.

Në një video të postuar nga Blero, Afrona shfaqet e habitur dhe shumë e emocionuar.
“Përshëndetje e dashur. Befasi, urime Viti i Ri”, ka shkruar këngëtari në video./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË