Pas përfundimit të një lidhje kohë më parë për të cilën raportoi Prive, këngëtari Adrian Gaxha ka gjetur sërish dashurinë…

Prive muaj më parë, raportoi se artisti është në lidhje me një vajzë nga Kosova, saktësisht nga qyteti i Ferizajt, inicialet e së cilës janë S.D.

Vajza në fjalë mbante dhe ende e mbane edhe shkronjën e parë të emrit të këngëtarit, në biografinë e saj në Instagram.

Ndërsa këtë javë në Prive, Gaxha e pranoi haptazi se ende është në lidhje duke mos dhënë të tjera detaje.

“Ju keni raportuar dhe ka qenë e vërtetë”, ka thënë ai me buzë në gaz. “Dhe ende është e vërtetë”, ka deklaruar këngëtari, duke e konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë.

MUND TË JU PËLQEJNË