Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina bëjnë pjesë në listën e çifteve më të përmendura dhe më të komentuara.

Ata zgjojnë kureshtje për çdo gjë, madje dhe kur nuk bëjnë asgjë përbëjnë lajm, pasi cilësohen si çifti më i dalluar dhe më i veçantë, shkruan Kosovarja.

Emri i tyre ka hapësirë të lirë kurdo që kanë për të prezantuar ndonjë gjë, pasi janë të kërkuar dhe ka shumë të interesuar të dijnë më shumë për jetën e tyre.

Çifti në fjalë ka vite që jetojnë bashkë me dy vajzat, Tarën dhe Kaian, dhe që janë të qetë dhe të lumtur këtë e kanë dëshmuar me qindra herë.

Por, mbi të gjitha Teuta dhe Adonisi kanë një dashuri të sinqertë, të pastërt dhe të vërtetë ndërmjet vete, dhe ndjehen rehat sa herë janë pranë njëri tjetrit.

Nuk janë të rralla rastet që i shohim të kalojnë kohën bashkë edhe përkundër angazhimeve të shumta që kanë.

Kryesisht vendet që i shohim ata të shëtisin kanë qenë në restorante, kafene, e në vende të ndryshme të botës.

Kurse, sot na vijnë pak më ndryshe dhe më thjeshtë. Ata janë parë duke shijuar diellin e duke bërë fli.

E, nëse doni besoni ose mos besoni, por është vet Adonisi ai i cili është parë duke e qit fli për Teutën dhe dy vajzat.

Sa i zoti, apo jo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË