Adelina Tahiri bën pjesën në jetën e atyre personazheve që fjalët dhe thashethemet për të nuk janë ndalur asnjëherë.

Caku kryesor i këtyre rrjedhimeve të fjalëve ka qenë martesa e saj, duke ia mundur edhe karrierën e saj shumëvjeçare e duke u përfolur se si kurorëzoi një dashuri të tillë, shkruan Kosovarja.

Por, këngëtares simpatike qoftë dhe nga fjala më e vogël nuk ka lejuar të ndikohet, dhe ka vazhduar jetën me shumë lumturi e pozitivitet.

Pasi janë ndalur pak këto gjëra, Adelina iu është rikthyer skenës muzikore, me një projekt shumë të fuqishëm që është pëlqyer e është dëgjuar goxha mirë nga të gjithë.

E, duke e njohur këngëtaren që nuk mund të rri kot asnjëherë, kohë pas kohe freskon faqen e saj me fotosesione që mirëpriten nga të gjithë, pasi gjithmonë të ngjasojnë si në përralla paraqitjet e saj.

Por, përderisa ka ushqyer fansat çdo herë me këtë lloj imazhesh, herën e fundit sikur ia huqi dhe erdhi me një paraqitje tejet të zjarrtë.

Me këmbë lartë e veshje provokative, Adelina nuk ka çfarë të prezantojë më shumë se kaq. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË