Se dashuria nuk njeh moshë, e as nacionalitet këtë na e dëshmoi këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri.

Ani pse u kritikua shumë për martesën me avokatin maqedonas edhe atë 50 vjeçar Adelina po vazhdon jetën bashkëshortore siç është më së miri, shkruan “Kosovarja”.

Ajo madje pas një pauze është rikthyer me dy projekte të reja të cilat u pëlqyen e vlerësuan mjaft shumë.

Jeta muzikore dhe ajo private e Adelinës janë duke i ecur në një vijë. E suksesshme në muzikë, e lumtur me bashkëshortin dhe djalin a ka si të jetë më mirë.

Së fundi, këngëtarja sjell disa video ku shihet duke e ngacmuar bashkëshortin e saj i cili është i përqendruar në smartfonin e tij.

Siç duket kënëgtarja me këto veprime bënë që t’ia tërheq vëmendjen avokatit të saj./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË