Jeta e saj është në fokus të medieve rozë.

Nuk ka shumë javë që Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë, e cila mori vëmendje të madhe me festën e “Baby Shower” si dhe me momentin kur e solli në jetë djalin e saj, shkruan Kosovarja.

Çifti vendosi që djalin e tyre ta emërojnë Jon, lindjes të së cilit po i gëzohet pa masë Adelina.

Ajo gjatë gjithë kohës publikon imazhe që kanë të bëjnë me djalin e saj, ndonëse ende nuk ka publikuar fytyrën e tij, duke mbajtur larg medieve identitetin e tij.

Sot ajo ka publikuar një imazh kaq të detajuar të djalit, teksa shihet ai duke fjetur, ku vëmendjen e merr koka e tij e vogël e mbushur me shumë flokë.

Ja imazhi i lezetshëm i Jonit të vogël. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË