Adelina Tahiri është këngëtare shumë e dashur për shqiptarët, e që këtë simpati e gëzon për vite me radhë.

Edhe pse u përfol e stërperfol për lidhjen e saj me biznesmenin maqedon, prapë arriti t’iu përballojë “kritikave”  dhe të jetë me e lumtur se kurrë më parë, shkruan Kosovarja.

Dashurinë që e ka për bashkëshortin Adelina e shpreh shumë shpesh me anë të postimeve në rrjete sociale, ku gjithmonë arrin të gjejë fjalë emocionuese dhe të bukura për të.

Në një imazh të postuar së fundi, Adelina ka shkruar “E sigurt dhe e lumtur në krahët e tu”, duke shprehur dashurinë që ka për të.

Adelina duket se po e prek qiellin e shtatë nga lumturia me bashkëshortin dhe djalin e vogël, duke u ndjerë e kompletuar më shumë së kurrë më parë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË