Adelina Berisha emër ky i njohur thuajse nga të gjithë, konsiderohet si një nga femrat më të bukura dhe më tërheqëse të showbiz-it shqiptar.

29 vjeçarja është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, në Instagram ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet me flokë të lëshuara dhe e veshur me ngjyrë të zezë.

Adelina tërhoqi vëmendjen e ndjekësve në instagram, nga të cilët mori pëlqime dhe komente të shumta.

Ndryshe, projekti i saj i fundit është “Coco” në bashkëpunim me Egoo. Kënga tani ka mbi 1 milionë klikime në kanalin Youtube.

MUND TË JU PËLQEJNË